Punëtori i ndërtimtarisë punon në katin e 8 pa masa mbrojtëse

Një punëtor i një kompanie ndërtimi në rrugën “C” është duke rrezikuar jetën e tij për një kafshatë bukë goje.
Në një video që kanë dërguar lexuesit e IndeksOnline shihet një punëtor duke punuar në katin e 8 të një ndërtese në rrugën “C” pa masa mbrojtëse.
Kjo çështje mbetet ende brengosëse pasi shumë punëtorë të krahut nuk kanë masa mbrojtëse, elementare për punë.
Kujtojmë se një numër i konsiderueshëm i punëtorëve në ndërtimtari kanë humbur jetën në vendin e punës./IndeksOnline/