Kontrata e re po i bëhet gati, Ronaldo nuk largohet nga Juve

Cristiano Ronaldo pritet të qëndrojë te Juventusi deri në fund të karrierës.
Mediat në Itali besojnë se Ronaldo do të firmosë një kontratë të re njëvjeçare me Juven deri në qershor të vitit 2023, shkruan IndeksOnline.
Ronaldo i cili bëhet 36-vjeçar nesër (e premte) po vazhdon me formën e tij fantastike në Serien A. Këtë sezon ai ka bërë 23 gola në 22 ndeshje.
Edhe pse spekulohet se Ronaldo karrierën do ta vazhdojë në Amerikë (MLS), “Tuttosport”-i shkruan sot se sulmuesi portugez do ta mbyllë karrierën në Torino./IndeksOnline/