AAK përsëri gjobitet me 2 mijë euro për shkelje të masave anti-COVID

Drejtori i Inspektoratit i Komunës së Prishtinës ka vazhduar me gjobat për partitë politike që nuk po përfillin masat anti-COVID, duke organizuar tubime elektorale me shumë njerëz në kohë pandemie.
AAK është partia e radhës sot që është gjobitur nga inspektorati.
Drejtori i Inspektoratit, Adonis Tahiri, me anë të një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se partia e Ramush Haradinajt është dënuar me dy mijë euro gjobë.
“Askush mbi ligjin! Grumbullim i më shumë njerëzve – në kundërshtim me vendimin qeveritar. Shkelje e Ligjit për parandalim dhe luftim te Covdi19!”, ka shkruar Tahiti.
