75 Mall Live Search
21:20 / E Enjte, 04 Shkurt 2021 / Blerim

Prishtina tregon klasin e mposhtë Pejën dhe kalon në gjysmëfinale

Tashmë ka përfunduar takimi ndërmjet Prishtinës dhe Pejës në kuadër të çerekfinales në Kupën e Kosovës në Basketboll.

Prishtina triumfoi ndaj Pejës me vetëm 2 pikë përpara, ku vendosi rezultatin final në 88 – 90, shkruan IndeksOnline

Berisha regjistroi “double-double” fantastik prej 31 pikësh, 8 kërcimeve e 12 asistimeve. Në anën tjetër, u dallua “ishi” i Pejës, Nigel Johnson, që shtoi 33 pikë, 7 kërcime e 8 asistime.

Skuadra e Perovic në fazën e parafundit të turneut do të ndeshet me Ponte Prizrenin.