75 Mall Live Search
08:19 / E Premte, 05 Shkurt 2021 / Blerim

Golden State nuk falin, Oubre ‘ylli’ mbrëmjes/ Fiton edhe Lakers

Skuadra e Golden State Warriors kanë arritur fitoren e radhës.

Golden fituan me rezultat të thellë, 147-116 ndaj Dallas Mavericks, shkruan IndeksOnline.

Lojtari i mbrëmjes ishte Kelly Oubre Jr, me 40 pikë, 8 kërcime dhe 2 asistime. Në këtë ndeshje shkëlqeu edhe Curry me 28 pikë, 3 kërcime dhe 6 asistime.

Te kundërshtarët, s’ka kush tjetër, por Luka Doncic. Ai ishte më i miri te Dallas me 27 pikë, 6 kërcime dhe 6 asistime.

Fitore në këtë raund ka shënuar edhe Lakers, e cila mposhti 114-93 skuadrën e Denver Nuggets.

Më i miri në këtë ndeshje ishte, LeBron James – me 27 pikë, 10 kërcime dhe 10 asistime./IndeksOnline/