Me Tuchelin s’ka më ‘hop’, Jorginho ndërron stilin e penalltisë

Thomas Tucheli erdhi te Chelsea për të bërë ndryshime të mëdha të lojës.
Trajneri gjerman zëvendësoi Frank Lampardin edhe mbrëmë arriti fitoren e dytë në tri ndeshje si menaxher i bluve, shkruan IndeksOnline.
Chelsea mposhti minimalisht 1 me 0 rivalin lokal, Tottenham Hotspur – ishte Jorginho ai që shënoi golin e vetëm në këtë ndeshje.

Mesfushori italian, golin e shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, por ajo që u pa ishte ndryshimi i stilit. S’ka më “hop” para se të goditet topi.
Stili “hop” është bërë për herë të parë nga lojtari i Chelseat, për të vazhduar më pas edhe me lojtarë të tjerë, si: Fernandesi i Manchester Unitedit./IndeksOnline/