Seanca për vrasjen e Ivanoviqit/ Trupi gjykues merr vendim, përjashton avokatin Vlajiq i cili ishte dëshmitar

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë- Departamenti i krimeve të rënda, ka filluar shqyrtimi fillestar mbi aktakuzën për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, udhëheqësin e nismës qytetare Liria, demokracia, drejtësia (SDP).
Kjo është seanca e tretë e radhës kundër gjashtë të akuzuarve Nedeljko Spasojeviq, Marko Rosiq, Rade Basara, Silvana Arsoviq, Dragisha Markoviq, Zarko Jovanoviq si edhe Zvonko Veselinoviq, Milan Radojçiq dhe Zeljko Bojiq që dyshohen se u kanë ndihmuar autorëve me veprimet e tyre në kryerje të vrasjes së politikanit Ivanoviq, raporton Indeksonline.
Kjo është seanca fillestare e parë dhe nuk ka seancë të dytë, ka thënë kryetari i trupit gjykues Valon Kurtaj.
Me fillim të seancës kryetari i trupit gjykues Valon Kurtaj, njoftoi të gjithë të pranishmit në sallë se derisa të lexohet aktakuza mediat mund të rrijnë në sallë, pas kësaj, nuk lejohet xhirimi më tej.

“Mediat mund të marrin pamje deri sa të lexohet akti akuzues, ndërsa për pjesën tjëtër gazetarët mund të rrin në sallë, por me xhiru nuk munden”, tha gjykatësi Kurtaj.
Prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, ka lexuar aktakuzën ku të akuzuarit akuzohen për vepra penale: pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal, keqpërdorim i pozitës zyrtare, ndihmë në kryerjen e veprës penale vrasje e rëndë, posedim i paautorizuar i armës, zbulim i sekretit zyrtar dhe keqpërdorim i detyrës zyrtare duke manipuluar me provat.
E këta të akuzuar kanë manipuluar me prova duke i heqer ato.
Oliver Ivanoviq, i cili që nga përfundimi i luftës në Kosovë ka qenë ndër politikanët më të rëndësishëm ku për disa vjet është përballur me një proces gjyqësor nën akuzat për rolin e tij në vrasjen e shqiptarëve në kohën e luftës, u vra më 16 janar 2018 para objektit të partisë së tij në Mitrovicën e Veriut./IndeksOnline/