Kabak dhe Davies mund të luajnë kundër Cityt nga fillimi

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka mbajtur konferencë për media para derbit me Manchester Cityn.
Gjermani është pyetur nga gazetarët nëse do të ketë vend në formacionin startues për dy përforcimet e fundit, Ben Davies dhe Ozan Kabak.
Klopp nuk e ka mohuar mundësinë për ende nuk ka vendosur për këtë.
“Nuk e di. Në kushte normale duhet disa javë të punojnë së bashku në organizim. Ben dhe Ozan dje ishin në takim ku u shfaq një klip se si punojmë ne me qendërmbrojtës. Kemi sot stërvitje dhe nesër, do të shohim” deklaroi Klopp.
Ndeshja Liverpool – Manchester City zhvillohet të dielën.
/Indeksonline/