75 Mall Live Search
18:12 / E Shtunë, 06 Shkurt 2021 / OSH

Ndërron jetë nëna 28-vjeçare nga Covid19, pak ditë pas lindjes në Shqipëri

Dita e sotme ka shënuar sërish rekord, ku gjatë 24 orëve janë infektuar 1130 persona dhe kanë ndërruar jetë nga COVID-19 13 pacientë.

Tirana mban rekordin e përhershëm me 535 raste pozitive, si qyteti edhe më i populluar në vend. Një prej të vdekurit ditën e sotme nga covid është një nënë 28-vjeçare, e cila kishte shumë pak kohë që kishte sjellë në jetë fëmijën e saj. Prej ditësh e shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi” ajo nuk mundi të mbijetonte pas komplikimeve.