Ky është komenti i Ancelottit pas barazimit me United

Skuadra e Everton e ka përfunduar me barazim ndeshjen ndaj Manchester United në Premierligë.
Krejt në fund, djelmoshat e Ancelottit barazuna rezultatin në 3:3, shkruan IndeksOnline
Pas ndeshjes foli edhe tekniku Ancelotti i cili tha se është krenar me ekipin e tij.
‘Cfarë mund të them, jam vërtet krenar sepse shpirti i skuadrës është vërtet i mirë’, tha ai.
‘Duhet ta mbajmë edhe më tej këtë lloj shpirti të skuadrës, sepse jemi duke përjetuar formë të mirë dhe nuk duhet ta humbim këtë ritëm’, tha Ancelotti.
‘Ne e treguam sepse ishim dy herë në disavantazh dhe u rikthyem, ne duhet ta mbajmë kështu dhe të fitojmë ndeshje’, përfundoi ai.