Politikani amerikan: Nuk duhet të ketë asnjë miliarderë

Politikani amerikan, Jesse Ventura, ka dhënë mendimet e tij mbi kapitalizmin duke thënë se nuk duhet të ketë asnjë miliarderë, transmeton Indeksonline.
69-vjeçari ka bërë thirrje për futjen e një page maksimale dhe madje ka vendosur një shifër për atë që ai beson se është e mjaftueshme, 12 milionë dollarë.
Duke folur në kanalin rus të lajmeve RT, ai tha: “Nuk duhet të ketë asnjë miliarderë. Nuk duhet të ketë një person me vlerë një miliard dollarë”, shkruan ladbible.

Ai po ashtu tha se ata po i fitojnë paratë duke shtypur lapsa, madje as nuk kanë nevojë të përdorin deodorant sepse askush prej tyre nuk djersitet kurrë.
“Nuk duhet të jetë një miliarder, të gjithë flasin për një pagë minimale, një pagë minimale, një pagë minimale. Unë them se është koha për një pagë maksimale.
Nëse nuk mund të jetoni me 12 milionë dollarë në vit, 1 milion dollarë në muaj, ndoshta ne duhet të rikthejmë dënimin kapital”, tha ai./Indeksonline/