75 Mall Live Search
08:30 / E Martë, 09 Shkurt 2021 / kutia

Strakosha në Dortmund? Bundesliga ëndërr e portierit shqiptar

Thomas Strakosha pritet të jetë objektici kyç i skuadrave nga Gjermania, pasi vet portieri ka shprehur interesim për një lëvizje në Bundesliga.

Portieri i Kombëtares së Shqipërisë, gjatë një interviste për mediat në Gjermani, tha se është i hapur për ta gjetur një klub të ri, shkruan IndeksOnline.

“Jam i hapur për një sfidë të re. Roma është shtëpia ime e dytë, por Bundesliga është vërtetë interesante. Sigurisht, mund të jetë hapi i radhës për mua”, ka thënë Strakosha për SkySportNews.

Mediat gjermane, portierin nga Shqipëria e shohin si zëvendësues të Roman Burkit në skuadrën e Borussia Dortmundit.

“Dortmundi është një mundësi e mirë. Kur stadiumi është i mbushur, është fantastike. Mund të gënjej nëse them se nuk jam i interesuar”, vazhdon portieri i Lazios.

25-vjeçari po mungon te SS. Lazio për shkak të një lëndimi. Ai ndeshjen e fundit e luajti më 21 janar, ndaj Parma-s në Kupën e Italisë.

Strakosha vlerën e tij në ‘Transfermarkt’ e ka 21 milionë euro./IndeksOnline/