75 Mall Live Search
14:37 / E Martë, 09 Shkurt 2021 / Blerim

Van Ginkel: S’e kisha futbollin me rëndësi, unë rrezikoja të mos ecja më

Futbollisti holandez, Marco van Ginkel, ka rrëfyer tmerrin që përjetoi gjatë 983 ditëve.

Në vitin 2018, Van Ginkeli kishte pësuar një lëndim të rëndë në ligamentet e gjurit, shkruan IndeksOnline.

“Nuk ishte 100 e sigurtë. Unë mendoj se ishte 50-50, nëse karriera ime do të vazhdonte”, ka thënë lojtari holandez.

Pasi u operua, vonoi gjatë derisa lojtari luajti lojën e parë.

Në një intervistë ai tha se nuk e kishte shumë të rëndësishme kthimin në futboll, pasi rrezikohej që të mos ecte.

“Të them të drejtën mendjen e kisha te shëndeti. Futbolli nuk ishte me rëndësi. Edhe pse rrezikoja ta humbisja karrierën”, vazhdoi lojtari i Chelseat.

Van Ginkeli këtë sezon u rikthye pas lëndimit, por u huazua menjëherë në PSV – aty ku deri tani ka zhvilluar dy ndeshje si zëvendësues./IndeksOnline/