Eksperti i futbollit thotë se Kosovës i duhet VAR-i, “Portieri i Ballkanit nuk duhet të përjashtohej”

Ballkani u eliminua nga Kupa e Kosovës pasi humbi nga Llapi në 1/8-tën e finales pas ekzekutimit të penalltive.
Skuadra e Bledi Shkëmbit luajti me 10 futbollistë nga minuta e 77-të, pasi portieri Damir Ljuljanoviq u përjashtua me karton të kuq.
Gjyqtari Shpëtim Murtezi me ndihmën e asistentit, vlerësoi se Ljuljanoviq doli me gjithë top jashtë zonës së 16-metërshit, shkruan Indeksonline.
Megjithatë kështu nuk mendon eksperti i futbollit Richard Wilson.
Në profilin e tij në Twitter, Wilson ka shkruar se portieri nuk duhet të ndëshkohej sepse topin e ka lëshuar nga duartë ende pa e kaluar krejt vijën.
Sipas tij Kosova duhet të implementojë sistemin VAR.
/Indeksonline/

