Formacionet e mundshme: Napoli – Juventus
Sot me fillim nga ora 18:00 do të zhvillohet takimi ndërmjet Napolit dhe Juventusit, duel ky në kuadër të xhiros së 22’të në Serie A.
Kjo ndeshje është e vlefshme për të dyja skuadrat që luftojnë t’i marrin tr epikë të plota, shkruan IndeksOnline
Sot, nga fillimi pritet të luajë Amir Rrahmani, pasi te napolitanët ka mungesa në mbrojtje, ku mungon Hysaj e Koulibaly, shkruan IndeksOnline
Reprezentuesi kosovar ka qenë adresë e kritikave vazhdimisht te Napoli, por kjo edhe në saje të mungesës së minutave për lojë.Këto janë formacionet e mundshme për të dyja skuadrat.
Napoli:(4-2-3-1): Ospina; Di Lorenzo, Maksimovic, Rrahmani, Rui; Bakayoko, Elmas; Lozano, Zielinski, Insigne; Osimhen
Juventus: (4-4-2): Szczesny; Cuadrado, de Ligt, Chiellini, Danilo; McKennie, Rabiot, Bentancur, Chiesa; Morata, Ronaldo.