Batatina: Gjynah që jemi në pozitën e 8-të, pasi luajmë futboll cilësor!

Skuadra e Dritës e ka fituar takimi ndaj Llapit në kuadër të ndeshjes së parë të sezonit pranveror.
Me golin e shënuar nga Astrit Fazliu, skuadra e Nuhiut arriti t’i marr tre pikë të plota nga një kjo përballje me kushtet të vështira shkaku i të reshurave të borës, shkruan IndeksOnline
Pas ndeshjes foli edhe trajneri i Llapit, Tahir Batatina i cili tha se djelmoshat e tij dhanë maksimumin, madje thotë se kushtet nuk ishin të mira për të zhvilluar një ndeshje futbolli.
“Duke ditur që kushtet nuk kanë qenë për të zhvilluar një lojë, ne kemi zhvilluar një ndeshje të mirë. Patë mundësi që në pjesën e parë të kalojmë në avantazh. Në pjesën e dytë nuk patëm nevojë të tërhiqemi shumë. Djemtë dhanë maksimumin. Gjynah që jemi në pozitën e 8-të pasi luajmë futboll cilësor”, tha ai.