LDK- Votimi nisi pa probleme

Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një komunikate për medie ka njoftuar se procesi zgjedhor ka filluar pa ndonjë problem.
Ata kanë theksuar se komisionerët e tyre po japin kontribut për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.
“Lidhja Demokratike e Kosovës i falënderon koalicionin e organizatave vendore që po bëjnë vëzhgimin e zgjedhjeve, si dhe vëzhguesit ndërkombëtarë, të cilët janë garant të këtij procesi zgjedhor.
Lidhja Demokratike e Kosovës i fton të gjithë qytetarët e Kosovës që ta ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar.
Shtabi Zgjedhor i Lidhjes Demokratike të Kosovës do t’ju mbajë të informuar gjatë gjithë ditës”,thekson komunikata.