75 Mall Live Search
17:01 / E Diele, 14 Shkurt 2021 / Blerim

United barazon me West Bromin, e ka pozitën e dytë në tabelë!

Tashmë ka përfunduar takimi ndërmjet West Bromit dhe Manchester United, duel ky në kuadër të xhiros së 24’të në Premierligë.

Ky takim u mbyll me rezultatin e barabartë në 1:1, me golin e shënuar nga Diagne në minutën e dytë për West Bromin e shifrat i barazoi, Fernandesnë minutën e 44’të, shkruan IndeksOnline

Me këtë barazim, skuadra e Man United merr pozitën e dytë në tabelë me plotë 46 pikë të grumbulluara.