Skriniari jep një koment interesant pas triumfit ndaj Lazios

Interi e ka fituar takimin ndaj Laizos me rezultatin final në 3:1.
Kjo sfidë i takoi xhiros së 23’të në Serie A dhe me këtë fitore, Interi mori edhe kreun e tabelës, shkruan IndeksOnline
Pas ndeshjes foli edhe Skriniar
“Lazio është një ekip shumë i mirë me rezultate të forta kohët e fundit, kështu që ne e dinim llojin e ndeshjes që na priste,” tha Skriniar për Sky Sport Italia.
“Ne jemi të kënaqur që kemi fituar, ne mund të kishim shënuar më shumë dhe është për të ardhur keq që pësuam atë gol, por pikët janë të rëndësishme”, tha ai.