Mural spektakolar nga përleshja Lukaku-Ibrahimovic

Një mural spektakolar është shfaqur pranë stadiumit San Siro para derbit të Milanos mes Milanit dhe Interit, i cili shfaq përleshjen e Romelu Lukakut me Zlatan Ibrahimovicin.
Derbi i Milanos do të zhvillohet të dielën e ardhshme pasdite dhe nuk do të jetë thjesht një derbi, por ndeshje vendimtare për liderin e Serie A.
Interi dhe Milani u takuan në çerekfinale të Kupës së Italisë muajin e kaluar, në një ndeshje të egër ku Lukaku dhe Ibrahimovic u përleshën.
Përplasja e tyre vazhdoi për një kohë dhe ende është subjekt i një hetimi nga Federata e Futbollit e Italisë.
Ai çast është vendosur në gur tani, pasi një mural është pikturuar pranë stadiumit San Siro.
Ai u shfaq në Ditën e Shën Valentinit dhe pati një mesazh: “Ballë për ballë, zemër me zemër”.
#IbraLukaku, murales vicino al Meazza – #Fcinter1908 pic.twitter.com/PYWmpr61N2
— Fcinter1908 (@fcin1908it) February 14, 2021