Numërohen 91% të votave, ritëm i njëjtë i votave, VV po fiton e LDK po pëson

Deri më tani, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar 91,02% të votave të numëruara në nivel vendi, shkruan Indeksonline.
Në bazë të këtyre numërimeve, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 47,75% të votave.
Në vendin e dytë radhitet Partia Demokratike e Kosovës me 17,34% të votave.
Kurse në vendin e tretë është Lidhja Demokratike e Kosovës me 13,42% dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7,60%.
Ndërsa Nisma Socialdemokrate ka arritur të marrë vetëm 2,68%.
