75 Mall Live Search
01:23 / E Hënë, 15 Shkurt 2021 / Blerim

Shaip Kamberi: Uroj të gjitha partitë politike garuese në këto zgjedhje

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se Kosova në këto zgjedhje e ka dëshmuar se ka kapacitete demokratike dhe institucione funksionale.

“Uroj të gjitha partitë politike garuese në këto zgjedhje, për maturinë dhe pjekurinë e tyre politike, kundrejt procesit zgjedhor. Besoj se kjo do të reflektohet edhe në procesin e numërimit, zyrtarizmit dhe njohjes së rezultatit zgjedhor”.

“Institucionet demokratike dhe stabile janë jo vetëm interes e mundësi për Republikën e Kosovës; por edhe për rajonin e Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Kamberi.