75 Mall Live Search
15:44 / E Martë, 16 Shkurt 2021 / OSH

Ish-komandanti i KFOR-it gjenerali Buhler vije në Kosovë, ja kush po i bën konak atij

Ish-komandati i KFOR-it, gjeneral-majori Erhard Buhler po qëndron në Kosovë. Buhler po qëndron në Istog tek biznesmeni dhe politikani kosovar, Gani Dreshaj.

“I lumtur të pres në konak, mikun tim dhe të Kosovës, gjeneralin Erhard Bühler.
Si komandant i KFOR-it në Kosovë, Buhler ishte shembulli më i mirë i një lidershipi të suksesshëm.

Misioni i tij në vendin tonë do të mbahet mend dhe gjeneral-majori do të jetë përherë miku i Kosovës.

Bashkë bëmë një vizitë edhe te Sinalco-Kosova, që është shembull i partneritetit gjermano-kosovar” shkruan Dreshaj në njoftim./Indeksonline/