Nexhmedin Hyseni: Ndonëse të sharë, profesionalizmi ynë është mesazhi i vetëm se si punohet për shtetin!

Drejtor Departamenti në Administratën Publike, Nexhmedin Hyseni, ka thënë se ndonëse të ofenduar e të linquar , puna e profesionalizimi është mesazhi që tregon si punohet për shtetin, shkruan IndeksOnline.
Ai tha se është mirë që secili t’i shikon punët e veta, dhe të pyes vetën çfarë bëra unë për shtetin.
“Për organizim, administrim dhe menaxhim të proceseve zgjedhore, tashmë jemi duke pranuar mesazhe dhe vlerësime tejet pozitive gjithandej!
Edhe pse të ofenduar, të linquar, të sharë, mirëpo me punen, angazhimin dhe profesionalizmin tonë, ky është mesazhi i vetëm se si punohet për shtetin!
Leksion jo vetëm për shtetet ballkanike por edhe me tutje..!
Është mirë që secili t’i shikon punët e veta, dhe të pyes vetën cfarë bëra unë për shtetin??
#Nëfoto, vetëm një pjesë e stafit të KQZ-së që me kontributin tonë, shteti ynë është faqebardhë e krenar për zgjedhje të lira, demokratike dhe standarde të larta ndërkombëtare!
Krenar e faqebardhë, ndaj secilit dhe secilëve!
Falenderim i veçantë shkon për Policinë, Këshillin Gjyqësor dhe Prokurorinë e Shtetit!
P.S:
Çfarë ndodhi me “kamera”? Kush rrezikoj integritetin e procesit zgjedhor?
#Gjithmonë gardian të shtetit dhe së drejtës.
Mirupafshim në zgjedhjet e radhës!”,tha ai./IndeksOnline/