75 Mall Live Search
13:51 / E Mërkurë, 17 Shkurt 2021 / Blerim

Reja flet për objektivin e Shqipërisë në kualifikimet për “Katarin 2022”

Përgatitjet për nisjen e edicionit të eliminatoreve të Botërorit 2022 dhe riorganizimi i stafeve të ekipeve kombëtare kanë qenë në fokusin e trajneri të Kombëtares Shqiptare, Edoardo Reja, i cili ka mbërritur në Tiranë dhe ka nisur menjëherë nga puna.

Tekniku i njohur italian ka dhënë një intervistë për televizionin Top Channel ku ka folur për objektivin e “kuqezinjve” në eliminatoret e Kupës së Botës, transmeton IndeksOnline.

“Objektiv yni është gjithnjë që të kualifikohemi. Duhet të bëjmë maksimumin për të arritur kualifikimin. Nuk nisemi të humbur në asnjë ndeshje. Të gjitha ndeshjet luhen në fushë. Nëse ne rritemi nga pikëpamja psikologjike, duke formuar një grup të mirë, kemi treguar cilësi të mira në Ligën C dhe e kemi treguar këtë qoftë me Bjellorusinë, qoftë me Lituaninë.”, ka thënë Reja.

Kujtojmë se ndeshjen e parë Shqipëria e zhvillon, më 25 mars, kundër Andorrës. Tri ditë më pas luan ndaj Anglisë në Tiranë./IndeksOnline/