Rexhbeçaj: Do ishte ëndërr që të luaja për Gjermaninë

Mesfushori fantastik i skuadrës Koln, Elvis Rexhbeçaj i cili po tregon paraqitjet të mira në Bundesligë, ka folur edhe për një ftesë të mundshme të Kombëtares së Gjermanisë.
Talenti kosovar i cili e ka si mundësi të hapur që të zgjedh Kosovën ose Gjermaninë, ai ka befasuar në një përgjigje për gazetën “Kicker”, shkruan IndeksOnline
Ai tha se do të ndihej krenar dhe do t’i jepte motiv shtesë nëse Gjermania e fton atë për Olimpiadë.
“Do më bënte krenar dhe do më jepte motivim shtesë. Do ishte ëndërr të luaja për Gjermaninë në Olimpiadë”, tha ai.