75 Mall Live Search
21:23 / E Enjte, 18 Shkurt 2021 / AR

Besoni apo jo, Mërgim Vojvoda tenton ta bindë Cavandan të luaj në Kosovë

E premtja do të jetë dita vendimtare për të ardhmen e Luis Cavandas në Kosovë.

Mbrojtësi belg ndodhet në Prishtinë dhe po zhvillon negociata me Trepçën ’89.

Gjatë ditës së enjtë Cavanda ka vëzhguar stadiumet e futbollit në Prishtinë e Mitrovicë.

Presidenti i Trepçës ’89 Abedin Zeka, deklaroi se 30-vjeçari është pajtuar me kushtet personale të kontratës por është i pakënaqur me infrastrukturën sportive.

Gjithçka do të definohet në takimin final që do ta kenë dy palët nesër. Burime të Indeksonline bëjnë të ditur që Mërgim Vojvoda e ka telefonuar Cavandan për ta bindur që të pranojë ofertën.

Mbrojtësi kosovar i ka ofruar ndihmë për çfarëdo nevoje që ka belgu.

Cavanda dhe Vojvoda kanë qenë bashkëlojtarë te Standard Liege në Belgjikë gjatë edicionit 2019/20.

/Indeksonline/