KB Bashkimi përforcohet me një basketbollist nga jashtë

Skuadra e Bashkimit sot dhe zyrtarisht ka firmosur me basketbollistin nigeriano-amerikan, Obinna Oleka.
Ai vjen nga skuadra suedeze Djurgarden, me të cilën ka pasur mesatare prej 11.1 pikëve dhe 8.8 kërcimeve në 19 ndeshje të zhvilluara, shkruan IndeksOnline
Lajmin e ka bërë të ditur vet skuadra e Bashkimit përmes një postimi zyrtar në ‘Facebook’.