Tuchel tregon arsyen pse e zëvendësoi Odoin: Nuk isha i lumtur me energjinë e tij!

Skuadra e Chelseat dështoi të fitojë ndaj Southampton në xhiron e 25-të në Premierligë.
Klubi i Thomas Tuchel barazoi 1 me 1 në një ndeshje që e dominoi tërësisht, shkruan IndeksOnline.
Trajneri gjerman ishte duke humbur gjatë pjesës së parë me rezultat 1-0, dhe në të dytën solli disa ndryshime.
Ai inkuadroi në lojë Hudson Odoin, këtë të fundit e largoi menjëherë në minutën e 76-të.
Për këtë zëvendësim pas ndeshjes foli Tuchel, i cili e shpjegoi edhe arsyen.
“Nuk ishte i lumtur me energjinë e tij. Trupi i tij tregonte që nuk ishte për presion. E kisha këtë ndjenjë që ai nuk ishte gati të jepte më të mirën për ekipin”, ka thënë Tuchel.
Me këtë barazim, Chelsea mbetët në pozitën e katërt me 43 pikë, një më shumë se pozita e 5-të, West Ham./IndeksOnline/