Shkruajnë në Spanjë: Takimi me Kosovën nuk ndikon asgjë, ne s’e njohim si shtet!

Në Spanjë s’po munden ta pranojnë faktin se Federata e Futbollit të kësaj të fundit ka pranuar që ndeshjet me Kosovën të luhen në Prishtinë në ‘Fadil Vokrri’ dhe në stadiumin spanjoll – dhe jo në një vend neutral.
Në disa media shkruhet se ndeshja me Kombëtaren e Kosovës nuk do të ndikojë asgjë. Pra, shteti i Spanjës nuk do ta njoh Kosovën si shtet, shkruan IndeksOnline.
Sipas ‘Europa Press’ – Qeveria spanjolle ka thënë se kjo ndeshje nuk do të ndikojë asgjë në mosnjohjen e Kosovës si shtet. Madje ata e quajnë Kosovën si ‘ish-krahinë e Serbisë’.
“Qeveria konsideron të panevojshme që ndeshja të luhet në një vend neutral, pasi pozicioni për mosnjohjen e Kosovës si shtet mbetët”, thuhet të ketë deklaruar Qeveria e Spanjës.
Ndeshja e parë mes Kosovës dhe Spanjës zhvillohet më 31 mars në Spanjë. Kurse loja e dytë më 8 shtator në ‘Fadil Vokrri’./IndeksOnline/