75 Mall Live Search
16:07 / E Diele, 21 Shkurt 2021 / C E

Barcelona ndalet në “Camp Nou”, nga Cadiz

Barcelona ka barazuar me Cadiz me rezultat 1-1 në ndeshjen e javës së 24-të të La Ligës.

Golin e parë në ndeshje e shënoi Lionel Messi në minutën e 32-të, nga penalltia.

Rezultatin e barazoi Fernandez në minutën e fundit të ndeshjes.

Me këtë barazim, Barcelona mbetet në vendin e tretë me 47 pikë, pesë më pak se Reali dhe tetë më pak se Atletico. /IndeksOnline/