75 Mall Live Search
19:40 / E Hënë, 22 Shkurt 2021 / Blerim

Policia konfirmon djegien e veturës së Mefail Baiqinovcit, po hetohen rrethanat

Policia e Kosovës ka konfirmuar lajmin që raportoi pak më parë IndeksOnline se vetura e deputetit të VV-së, Mefail Baiqinovci është përfshirë nga flakët.

“Rreth orës 19:00 është raportuar për një veturë me targë Kosove të përfshirë nga zjarri në lagjen Arbëria në Prishtinë.”, ka bërë të ditur për IndeksOnline, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se nga zjarri është prekur edhe një veturë afër veturës që kishte marrë flakë.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët e kanë menaxhuar  përhapjen e zjarrit”, theksoi Ahmeti.

Ajo theksoi se aktualisht policia ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve që konsistojnë në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.​