75 Mall Live Search
23:30 / E Hënë, 22 Shkurt 2021 / OSH

Komiteti Olimpik i Kosovës e shpall Dardan Berishën “Sportisti i Vitit për vitin 2020”

Komiteti Olimpik i Kosovës sonte ka shpallur laureatët për vitin 2020.

Çmimin kryesor “Sportisti i Vitit” e ka marr basketbollisti, Dardan Berisha, transmeton Indeksonline.

Berisha pasi e pranoi çmimin falënderoi Federatën e Basketbollit dhe KOK-un.

“Falënderoj Komitetin Olimpik të Kosovës për çmimin, falënderoj Federatën e Basketbollit të Kosovës që na përkrah gjithmonë, familjen time për mbështetje dhe tifozët tanë”, ka thënë Berisha në ceremoninë e ndarjes së çmimeve. /Indeksonline/