Zyrtare: Celtic shkarkon trajnerin

Skuadra e njohur skoceze në mëngjesin e sotshëm ka njoftuar tifozët se ka larguar trajnerin.
Neil Lennon edhe zyrtarisht është shkarkuar nga stoli i kampionit aktual në Skoci, shkruan IndeksOnline.
“Ne falënderojmë Neil për të gjitha ato që i ka bërë për klubin dhe i urojmë atij suksese në vazhdimësi”, thuhet në njoftimin e klubit.
Neil u emërua si trajner i Celtic në vitin 2019. Gjatë këtij sezoni, ai arriti t’i fitojë tre tituj, përfshi Premierligën e Skocisë, Kupën e Skocisë dhe Kupën e Ligës.
Kujtojmë që Neil ishte trajner i Celtic edhe gjatë viteve, 2010/2014./IndeksOnline/