75 Mall Live Search
09:31 / E Mërkurë, 24 Shkurt 2021 / Blerim

Giroud për super golin: Me VAR të duhet besimi dhe durimi, i thash Mountit…

Olivier Giroudi mbrëmë shënoi supergol për fitoren e Chelseat ndaj Atletico Madridit në UEFA Champions League.

Sulmuesi i Kombëtares së Francës realizoi një nga golat më të bukur në karrierë, në stilin “rovershat”, shkruan IndeksOnline.

Pas ndeshjes, Giroudi u deklarua i lumtur për golin dhe zbulon se çfarë i tha mesfushorit, Mason Mount.

“Është një stil që më pëlqen dhe të gjithë që më njohin e dinë se i dua këto gola. I thash Mountit që nëse refuzohet goli, ti je fajtori. Me VAR-in duhet pasur shumë besim dhe durim”, ka thënë Giroudi.

Ndeshja e dytë midis Chelseat dhe Atletico Madridit do të zhvillohet, më 17 mars./IndeksOnline/