75 Mall Live Search
12:09 / E Mërkurë, 24 Shkurt 2021 / OSH

Luan Statovci njëri nga të arrestuarit në aksionin e sotëm, i bastisten pronat në Batllavë

Një nga të të arrestuarit e sotëm në Ministrinë e Bujqësisë është edhe Luan Statovci. Indeksonline mëson se atij Policia e Kosovës ia ka bastisur fabrikën e kërpudhave dhe pronat në Batllavë të Podujevës.

Burimet e Indeksonlinet bëjnë të ditur se gjatë bastistjes janë gjetur tri armë, të cilat janë konfiskuar.

Statovci punon prej disa vjetëve në Drejtorinë e pagesave direkte, në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë.

Statovci në të kaluarën ka qenë i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, por që më pas ishte shpallur i pafajshëm./Indeksonline/