Cristiano Ronaldo refuzon renovimin me Realin
Cristiano Ronaldo nuk do të rinovoj kontratën aktuale me Real Madridin, shkruan Indeksonline.
Ai në një prononcim pas ndeshjes me Tottenhamin, ka shtuar se ndihet mirë për momentin dhe nuk ka ndërmend ripërtrirjen e marrëveshjes që i përfundon pas katër vitesh.
“Jam shumë mirë në Real Madrid. Kam katër vjet kontratë, nuk dua të rinovoj . Jam mirë “, tha ai për Sports, duke mohuar informacionin që pohonte se ai do një përmirësim kontraktual që do të fitoj më shumë se Messi dhe Neymar.