Arsenali në fund e tregon forcën ndaj Benficas, Rangers i Gerrardit i pandalshëm e Napoli eliminohet nga Granada

Tashmë kanë përfunduar takimet e orës 18:55 në kuadër të 1/16 së finales në Evropa Ligë.
Arsenali fitoi takimin në frymën e fundit me rezultatin final në 3:2, ku hero i kësaj nate ishte Aubameyang, i cili ndihmoi “Topçinjtë” që të vazhdojnë tutje në Evropa Ligë, shkruan IndeksOnline
Pastaj fitore shënoi edhe klubi i Rangers i udhëhequr nga Gerrard, i cili me rezultatin 5:2 vazhdoi tutje për në Evropë.
Këtij rangu të fitoreve i’u bashku Granada që festoi në fund përkundër rezultatit 2:1 që e vendosi Napoli, ku mbrojtësi kosovar, Amir Rrahmani ishte për 90 minuta pjesë e këtij takimi.
Më poshtë mund t’i shikoni rezultatet e të gjitha ndeshjeve:
