75 Mall Live Search
11:48 / E Premte, 26 Shkurt 2021 / Blerim

ZYRTARE: Një kosovar firmos kontratë profesionale me RB Leipzig

Lojtari kosovar, Mehmet Ibrahimi, ka firmosur kontratën profesionale me klubin e njohur gjerman, Leipzig.

Përmes rrjeteve sociale, klubi i RB Leipzigu ka njoftuar publikun se ka firmosur kontratën profesionale deri në vitin 2022 me sulmuesin anësor, shkruan IndeksOnline.

18-vjeçari është pjesë e akademisë së Leipzigut që nga viti 2017. Fillimin e karrierës kosovari e nisi te FC Kolni.

Mehmeti gjatë këtij sezoni në ekipin e të rinjve në Leipzig ka luajtur 5 ndeshje dhe ka shënuar 3 gola./IndeksOnline/