Të martën protestohet para Kuvendit të Kosovës për përfaqësimin e komuniteteve

Të martën do të protestohet para Kuvendit të Kosovës. Protesta është organizuar nga “Nasa Inicjativa”, lidhur me përfaqësimin e komuniteteve në Kuvend. Lajmin e ka bërë të ditur aktivisti Rron Gjinovci, i cili ka ftuar qytetarët dhe shoqërinë civile të marrin pjesë.
“Përmes këtij marshi protestues synojmë t’i shprehim pakënaqësitë tona si komunitetet jo-shumicë dhe t’i mbrojmë të drejtat e garantuara me Kushtetuë. Po ashtu, do t’ju bëjmë thirrje institucioneve vendore dhe atyre të huaja të reagojnë dhe të ndërmarrin veprimet e duhura për të filluar një proces hetimor në lidhje me dyshimet e ngritura”, ka shkruar Gjinovci në Facebook.
Kryetarja e Unionit Socialdemokrate, Duda Balje ka akuzuar Adriana Hoxhiqin nga Partia Komuniteti i Bashkuar se kanë fituar vota duke bashkëpunuar me Listën Serbe.
Në këtë zgjedhje problem ka paraqitur partia e Adriana Hoxhiq dhe një parti tjetër e komunitetit rom, pasi kanë marrë vota në komunat me shumicë serbe, që nuk fakt nuk ka komitete tjera me shumicë që banojnë në këto lokalitete.
