75 Mall Live Search
12:55 / E Diele, 28 Shkurt 2021 / Blerim

Rita Ora paraqitet provokuese, nëna e saj i bën koment epik: Lyju pak me kos

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora ka postuar fotografi nga pushimet, teksa shihet e rregulluar dhe e veçantë.

Ajo mori komente të shumta nga fansat e saj në profilin e saj zyrtar në Instagram, por vëmendjen e mori komenti i nënës së saj, e cila i ka shkruar një koment në gjuhën shqipe.

“Lyju pak me kos se koke djeg”, ka shkruar Vera.

Theksojmë se kosi është një produkt nga bylmeti i cili përveç që përdoret si ushqim në traditën shqiptare përdoret edhe në raste kur lëkura digjet nga dielli.