Dy persona të maskuar dhe me armë vjedhin para te KEDS-i në Prizren

Sot dy persona të armatosur me armë të shkurtra dhe me maskë kanë hyrë në zyret e KEDS-it në Prizren ku aty kanë grabitur një shumë të konsiderueshme të parave, shkruan Indeksonline.
Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.
Ai tha se personat e dyshuar kanë ikur të drejtim të panjohur.
“Rreth orës 15:03 minuta dy persona me armë të shkurta dhe me maska kanë arritur të grabisin një numër të konsiderueshme të parave në KEDS në Prizren dhe janë larguar në drejtim të panjohur”.
Osmanollaj tha se akoma nuk dihet shuma e saktë e cila është vjedhur.
Në këto momente është duke u intervistuar stafi i KEDS-it, në mënyrë që të përcaktohet shuma e vlerës së vjedhur./Indeksonline/