75 Mall Live Search
11:08 / E Mërkurë, 03 Mars 2021 / A. M.

Haziri pretendon se zgjedhjet ishin burimi i rritjes së rasteve me Covid-19

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka ngritur shqetësimin e tij për rritjen e numrit të të infektuarve me Covid-19 në Kosovë.

Sipas tij, njëra prej arsyeve që qoi në rritjen e numrave janë edhe zgjedhjet e fundit në vend. 

“Vizitat për ngushëllime në familje, ahengjet e vogla, tubimet e tilla… kohëve të fundit janë në rritje të numrit. Pa përjashtuar që zgjedhjet janë burim kryesor, edhe pse ka kaluar një periudhë gati 3 javore”, ka deklaruar Haziri, transmeton Indeksonline.

Ndryshe, vetëm dje në komunën e Gjilanit ishin 47 raste me Covid-19.

Ndërsa, në gjithë territorin e Kosovës afro pesëqind raste. /Indeksonline/