Vritet një person në Vlorë, u qëllua me breshëri kallashnikovi

Të shtëna me breshëri kallashnikovi te rruga Transballkanike në Vlorë, ndërsa mbetet i vdekur një person.
Ai është qëlluar me breshëri kallashnikovi nga një person, i cili ka zbritur nga një makinë me xhama të zi. Në këto momente viktima ka qenë duke ecur në trortuar.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe vijon hetimet për zbardhjen e plotë të saj.