75 Mall Live Search
23:34 / E Mërkurë, 03 Mars 2021 / AR

Delegacioni i Osmanit në Zvicër i përbërë vetëm nga gratë

U.d. e presidentes, Vjosa Osmani, po i vazhdon takimet zyrtare në Zvicër, shkruan Indeksonline.

Atje po zhvillon takime të nivelit më të lartë, nga edhe po merr mbështetje të madhe.

Për dallim që jemi mësuar të shohim më herët, delegacioni i Vjosa Osmanit është i përbërë vetëm nga gratë.

Në pamje shihet që të pranishme nëpër këto takime janë këshilltaret e saj, Learta Hollaj, Donjeta Miftari dhe Egnesa Vitia.

Kjo tregon se Osmani i kushton mjaft rëndësi përfaqësimit të grave në të gjitha fushat.

Kujtojmë se në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, ekipi i listës së Osmanit hyri pa kuotë.