75 Mall Live Search
08:46 / E Premte, 05 Mars 2021 / OSH

Aksioni i sotëm u bë në koordinim me IPK-në dhe Policinë e Kosovës, pas disa muajsh hetime

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka njoftuar se në mëngjesin e sotëm pas një aksioni janë arrestuar tetë zyrtarë policor nën dyshimin se ishin të përfshirë në disa vepra penale.

Sipas njoftimit, zyrtarët policor dyshohen për veprat penale; “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, sipas nenit 414 të KPRK-së, s “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës ose autorizimeve publike” neni 195 ”, “Ushtrimi i ndikimit” neni 424, si dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substance narkotike” sipas nenit 267.

Ky aksion i suksesshëm sot u bë në koordinim të Inspektoratit Policor të Kosovës dhe Policisë së Kosovës pas disa hetimeve gjashtë mujore.

Personat e arrestuar janë me inicialet; D.M, M.G, V.F, V.B, V.SH, R.S, B.J dhe M.K./IndeksOnline/