75 Mall Live Search
15:53 / E Diele, 07 Mars 2021 / Blerim

Nuhiu: Goli në minutat e fundit të sjellë emocion gjithmonë!

Drita e ka fituar takimin ndaj Feronikelit me rezultatin final në 0:1.

Me golin e Festim Alidemës në minutën e 90’të të takimit, skuadra e Dritës triumfoi duke marr kreun e tabelës, shkruan IndeksOnline

Pas ndeshjes foli edhe trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu i cili ishte i lumtur me fitore dhe tha se goli i shënuar në minutat e fundit të takimit të sjellë gjithmonë emocion.

“E kemi ditur që do të jetë ndeshje e vështirë kemi luftuar shumë, mendoj që kemi pasur disa rastet edhe në pjesën e parë që të shënonim. Dua t’i përgëzoj futbollistët për lojën.

“Padiskutim goli në minutat e fundit të sjellë emocion. Festoi edhe Festim Alidema, me vjen mirë që i erdhi edhe goli pasi ka vuajtur shumë”, tha Nuhiu.