75 Mall Live Search
07:04 / E Hënë, 08 Mars 2021 / OSH

Çka pritet të ndodh sot në Kosovë?

Këto janë ngjarjet më të rëndësishme të kësaj të hëne.

09:45
Kryeministri Avdullah Hoti nënshkruan marrëveshje me përfitueset e bizneseve të vogla të grave nga Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike 2021 – Masa 4, Faza e dytë. (Ndërtesa e Qeverisë)

10:00
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA organizon aksion simbolik për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas. (Sheshi “Skënderbeu” – Prishtinë)

10:00
Oda e Mjekëve të Kosovës ndan mirënjohje për mjekët në pension dhe për institucionet shëndetësore të rajonit të Mitrovicës që kanë kontribuar në luftën kundër pandemisë COVID-19. (Spitali i Përgjithshëm Mitrovicë).

10:30
Lëvizja FOL organizon konferencë për media me ç’rast do të bëhet publikimi i raportit “Pasuria e (pa)ndarë – Posedimi i pasurisë nga zyrtaret politike dhe bashkëshortet e zyrtarëve politikë”. (Zyrat e FOL, rr. “Andrea Gropa”, Prishtinë)

11:00
Sindikata e Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës do të protestojë para ndërtesës së Qeverisë. (Ndërtesa e Qeverisë, Prishtinë)

12:00
Mbahet marshi “Marshojmë s’festojmë kundër patriarkatit që vret”, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas. (Nisja nga sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë)

14:00
Shoqata e Gastronomëve organizon marsh protestues, ku kërkojnë hapje totale për bizneset. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë)

16:00
OJQ “ETEA” dhe biblioteka “Hivzi Sulejmani” organizojnë bashkëbisedim me temën “Mësuesia ndër vite”. (Biblioteka “Hivzi Sulejmani”, Dardani)