Jurgen Klopp i shpejt, i thotë ‘JO’ Gjermanisë

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, nuk është i gatshëm ta marrë përsipër Kombëtaren e Gjermanisë.
Sot gjatë ditës Federata e Futbollit e Gjermanisë, njoftoi publikun për largimin e Joachim Lowit menjëherë pas përfundimit të Kampionatit Europian, shkruan IndeksOnline.
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, është një nga kandidatët potencialë për ta zëvendësuar fituesin e Kupës së Botës me Gjermaninë, Low.
Megjithatë sot gjatë një interviste, Kloppi ka mohuar çdo gjë që e lidh atë me Gjermaninë.
“A jam i lirë gjatë verës për të qenë trajner i Gjermanisë? JO!” , ka thënë Jurgen Kloppi.
Kujtojmë se përveç Kloppit, kandidat potencial për ta marrë rolin e trajnerit është edhe ai i Bayernit, Hansi Flick./IndeksOnline/