Laporta e ‘kap për qafe’ Messin në Paris

Presidenti i ri i Barcelonës, Juan Laporta është takuar me futbollistët në aeroportin e Parisit.
58 vjeçari i ka përshëndetur ngrotësisht një nga një, por momenti më i veçantë ishte përqafim me Leo Messin.
Legjenda argjentinase është shprehur i kënaqur me rikthimin e Laportas në krye të Barcelonës.
Të dielën e kaluar, Messi doli në votime. Ardhja e Laportas mund të jetë shkas që Messi të mbetet te skuadra katalunase.
Ndryshe, Barcelona do të jetë mysafire e Paris Saint Germainit të mërkurën në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Ndeshjen e parë parisianët e fituan në Camp Nou 1-4.
/Indeksonline/